Dy viktima nga koronavirusi, ulen infektimet

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2022, 17:08 | Aktualitet
Dy viktima nga koronavirusi, ulen infektimet

Në 24 orët e fundit në vendin tonë dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, përkundër një viktime të shënuar një ditë më parë, ndërkohë që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 173 qytetarë në 2443 testime, përkundër 191 të infektuarve një ditë më parë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim  66 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa janë shëruar 408 qytetarë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2443 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 173 qytetarë, në këto bashki:

75 qytetarë në Tiranë, nga 13 qytetarë në Fier, Gjirokastër, 11 në Sarandë, 9 në Durrës, nga 6 qytetarë në Vlorë, Berat, 4 në Rrogozhinë, nga 3 qytetarë në Mirditë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Elbasan, Skrapar, Maliq, Mallakastër, Lushnje, Patos, Kamëz, Kukës, Shkodër, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Lezhë, Dibër, Roskovec, Divjakë, Himarë, Delvinë, Konispol, Memaliaj,

Janë 3159 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 66 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 71-79 vjeç.

Janë shëruar 408 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 264,695 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          173

Të shëruar në 24 orë        408

Të shtruar në spitale          66

Humbje jete në 24 orë         2

Testime ditore                2443

Testime totale                1,738,929

Raste pozitive                 271,314

Raste të shëruara             264,695

Raste Aktive                        3159

Humbje jete                         3,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë               923

Fier                   492

Elbasan             360

Vlorë                262

Lezhë               245

Berat                224

Kukës               147

Durrës              143

Gjirokastër      137

Shkodër           128

Korçë               72

Dibër                 26 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos