Ditët pranverore, turistët dynden drejt Karaburunit

Nga A2 CNN
27 Mars 2022, 12:16 | Aktualitet

Temperaturat e  larta të pranverës, kanë sjellë edhe turet e para në parkun ujor të Karaburun-Sazanit.

Lundrimet drejt destinacioneve shumë të preferuara  të verës kanë nisur me turistë kryesisht nga Kosova dhe rajoni. 

Të impresionuar nga bukuritë e qytetit, turistët shprehen se kanë zgjedhur t’i nisin pushimet herët. 

Karaburuni, ishulli i Sazanit dhe shpella e Haxhi Alisë janë vizituar gjatë verës së kaluar nga rreth 65 mijë pushues. Ndërsa destinacioni i cili ofrohet si tur ditor nga operatorët turistik vendas pritet të jetë një ndër më të preferuar edhe të kësaj vere. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos