Koronavirusi në Shqipëri, një viktimë dhe 69 raste të reja

Nga A2 CNN
26 Mars 2022, 18:04 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, një viktimë dhe 69 raste të

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se në 24 orët e fundit vetëm një person ka humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri. Nga 1046 testime, 69 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa 34 të tjerë të shëruar. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1046 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 69 qytetarë, në këto bashki:

36 në Tiranë, 6 në Sarandë, 5 në Berat, 3 në Përmet, nga 2 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Kavajë, Durrës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kukës, Has, Kurbin, Kamëz, Vorë, Fier, Mallakastër, Korçë.

Janë 497 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetar nga Lushnja 81 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,399 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 mars 2022)

Raste të reja ditore           69

Të shëruar në 24 orë        34

Të shtruar në spitale         14

Humbje jete në 24 orë       1

Testime ditore                   1046

Testime totale               1,772,991

Raste pozitive                   273,387

Raste të shëruara               269,399

Raste Aktive                             497

Humbje jete                           3,491

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              234

Fier                  68

Vlorë                66

Gjirokastër      32

Elbasan           19

Berat                 16

Shkodër           15

Korçë              10

Kukës              13

Durrës             13

Dibër                6

Lezhë                5 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos