Të gjithë barkas, momenti kur grupi i xhirimit përpiqet t’i shpëtojë plumbave

Nga A2 CNN
26 Mars 2022, 15:37 | Aktualitet

Momenti kur grupi i xhirimit të Sky News bie pre e një sulmi me armë të ushtrisë ruse është kapur në kamera. Të gjithë gazetarët dhe operatorët po përpiqeshin të kalonin një urë që përdorej nga civilët, mjekët dhe skuadrat e shpëtimit, kur dëgjohen të shtënat.

Gazetarja e Sky News, Alex Crawford shihet teksa del nga makina dhe shtrihet barkas në tokë. E teksa po raporton nga ai pozicion, dëgjohen zëra që i thonë të largohen sepse ushtarët rusë po vinin në atë drejtim. Të gjithë çohen në këmbë dhe futen sërish në makinë për t’u larguar.

Ky është incidenti i dytë me një grup xhirimi të Sky. Disa javë më parë, shefi i korrespondentëve të jashtë, Stuart Ramsay dhe operatori Richie Mockler, mbetën të plagosur nga ushtarët rusë, teksa po udhëtonin drejt Kievit (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos