
Pas 3 fitoreve radhazi, në Europa League, Premier League dhe në Kupë, Manchester United ka dalë i mundur këtë të shtunën në transfertën ndaj Bournemouth.
Edhe pse “Djajtë e kuq” zhvilluan një lojë më të mirë se kundërshtari, në fund ishin vendasit që triumfuan në këtë takim.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga King në minutën e 45. Pas këtij takimi, Manchester mbetet në kuotën e 13 pikëve në vendin e tetë. (A2 Televizion)