Cristiano Ronaldo do të kishte fituar shumë herë të tjera Topin e Artë nëse nuk do të ekzistonte “mafia e futbollit”, thotë mamaja e yllit portugez.
Bashkë me Leo Messi-n, CR7 ka pesë Topa të Artë dhe këtë vit të dy janë në garë për të fituar të gjashtin. Vitin e kaluar ishte Luca Modric ai që theu hegjemoninë e tyre, duke u bërë i pari lojtar që fitonte trofeun prestigjioz pas një dekade të dominuar nga Messi dhe Ronaldo.

“Ekziston një mafie, kjo është fjala e duhur për ta përshkruar. Po, ekziston një mafie e futbollit. Nëse shikoni më vëmendje gjithçka që ka ndodhur atëherë do ta kuptoni se ka ndodhur për shkak të kësaj mafie”, tha Dolores Aveiro në një organizim për nder të djalit të saj në Madeira. “Nëse ai do të ishte spanjoll apo anglez nuk do ta kishin bërë dot këtë që kanë bërë, por duke qenë se është portugez, dhe nga Madeira... ndodhin këto gjëra”. Megjithatë, ajo ishte optimiste se këtë vit, djali i saj do ta fitonte për herë të gjashtë Topin e Artë. (A2 Televizion)