PSG mposhtet nga vendi i fundit në renditje!

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 22:48 | Futboll
PSG mposhtet nga vendi i fundit në renditje!

PSG i rekordeve në Francë ka marrë një rezultat surprizë këtë të premte në ndeshjen hapëse të kësaj jave, duke u mposhtur 2-1 nga Dijon, skuadër që mban vendin e fundit në renditje.

Kampionët e Francës kaluan në avantazh në mesin e pjesës së parë me anë të talentit Mbappe, i cili realizoi pas një asisti nga argjentinasi Di Maria. Megjithatë, edhe pse u mendua se kjo transfertë do të kthehej në goaleadë, nuk ndodhi aspak kështu, pasi vendasit përmbysën gjithçka.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 5 shtesë të pjesës së parë, ndërsa ai i avantazhit u shënua vetëm 2 minuta pas nisjes së pjesës së dytë.

Pavarësisht humbjes, PSG mbetet në krye të renditjes me 27 pikë dhe me një diferencë të konsiderushme prej 8 pikësh nga vendi i dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos