
Qazim Laçi i ka dhënë fitoren skuadrës së tij të Ajaccio-s, duke realizuar golin e vetëm të ndeshjes ndaj Rodez.
Laçi, ish-lojtari i ekipit Shpresa të Shqipërisë, realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 56 me një goditje të fuqishme.
Ky ishte goli i parë për Qazim Laçin në këtë sezon, ku ai është aktivizuar në 10 ndeshje nga 13 deri tani në ligën e dytë franceze.
Me këtë fitore, skuadra e Ajaccio-s ngjitet në krye të renditjes dhe është pretendentë kryesore për t’u kthyer sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit francez. (A2 Televizion)