Djali i Maldinit grumbullohet për herë të parë me Milanin në Serinë A

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 21:57 | Futboll

Vjen grumbullimi për herë të parë në Serinë A për Daniel Maldinin, djalin e kapitenit legjendar të Milanit, Paolo Maldini.

Mungesat e Borini, Calhanoglu dhe Castillejo kanë bërë që trajneri Stefano Pioli të fusë në skuadër për herë të parë në një ndeshje të kampionatit italian Daniel Maldinin, i lindur në vitin 2001.

Daniel ka luajtur me kuqezinjtë gjatë miqësoreve të verës dhe disa ditë më parë rinovoi kontratën me Milanin deri në vitin 2024. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos