Ish-futbollisti i Veronës, trajneri i ri i Dinamos

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 17:01 | Futboll
Ish-futbollisti i Veronës, trajneri i ri i Dinamos

Fabrizio Cammarata, ish-futbollist i Verona dhe Pescara, është trajneri i ri i Dinamos.

Tekniku 44-vjeçar italian ka nënshkruar dje në mbrëmje kontratën që e bën pjesë të bluve, për të vazhduar detyrën që la bashkëatdhetari i tij, ish-tekniku Manzoni.

Ish-bomberi do të jetë në krye të stolit dinamovit që nga ndeshja e nesërme ndaj ekipit të Veleçikut dhe do të tentojë ta nisë me fitore këtë detyrë në krye të 18 herë kampionëve të Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos