
Rikthehet në fundjavë, pas një pauze dyjavore, kampionati shqiptar i futbollit. Java e 13 e Kategorisë Superiore nis nga Vlora dhe Kukësi në orën 13:30. Flamurtari i vendit të fundit, me vetëm 4 pikë pret rivalin më të afërt në renditje, Luftëtarin. Kukësi përballet Bylisin, në një nga duelet më interesante të javës, me të dyja skuadrat që kërkojnë kreun por ballshiotët kanë shansin të marrin përkohësisht kryesimin.
Tirana e Julian Ahmataj udhëton drejt Korçës për tu ndeshur me Skënderbeun në orën 16 e 30. Në Shkodër do të luhet ditën e diel Vllaznia-Teuta ndërkohë që java e 13 do të mbyllet supersfidën Partizani-Laçi, të hënën. Kampionët në kërkim të vazhdimësisë, përballë kurbinasve, skuadrës më të frikshme të momentit që në 4 javët e fundit ka marrë 4 fitore dhe ka shënuar 11 gola. (A2 Televizion)