Djegia e mandateve, çfarë parashikon Kushtetuta?

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2019, 13:43 | Aktualitet
Djegia e mandateve, çfarë parashikon Kushtetuta?

Kushtetuta parashikon raste kur mandatet digjen apo kur hiqet dorë prej tyre.

Gjithçka funksion zyrtarisht dhe as me deklarata publike individuale apo kolektive. Pas përfundimit të gjithë procedurës nga Kuvendi në KQZ, Kodi Zgjedhor ka parashikuar si plotësohet lista me deputetë që plotësojnë vakancat.

“Në rast kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë. Kur mandati i ndërprerë i përket një kandidati të propozuar nga zgjedhësit, mandati i kalon subjektit zgjedhor me herësin më të lartë. Kur mandati i takon një koalicioni zgjedhor, ai i shpërndahet partisë pjesëtare të koalicionit me herësin më të lartë", thuhet në pikën 4 të nenin 164 të Kodit Zgjedhor.

Sipas këtij parashikimi, pas një procedure të gjatë, teknikisht vendet e opozitës mund të vijë radha t’i zërë dhe Partia Socialiste, por ky sot është një parashikim ende i largët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos