Djegia e pyjeve, krimi pa ndëshkim. Vetëm 2 të dënuar në 6 vite

Nga A2 CNN
9 Gusht 2021, 20:01 | Aktualitet
Djegia e pyjeve, krimi pa ndëshkim. Vetëm 2 të dënuar

Krim pa ndëshkim. Ky do të ishte pohimi më i përshtatshëm për rastet e djegies së pyjeve në vend. Teksa në 6 vitet e fundit, numri i zjarreve ka qenë në shifra 4-shifrore, identifikimi i autorëve lë për të dëshiruar.

Sipas të dhënave nga Prokuroria e Përgjithshme, në harkun e viteve 2015-2020, 134 persona janë proceduar penalisht me akuzën e zjarrvënies së qëllimshme të pyjeve. Nga ana tjetër, të dhënat nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore tregojnë për një numër tejet të ulët të personave të dënuar. Vetëm 2 në 6 vitet e fundit. Po përse ndodh ky fenomen aspak pozitiv?

“Ka të bëjë me mungesën e provave për personat e proceduar. Do të thotë që ka pak persona në terren që kujdesen për pyjet. Që do të thotë se ka pak referencë apo dëshmitarë që mbështesin akuzat e zjarrvënies. Kemi humbur kontrollin mbi territorin. Dikur kishim persona përgjegjës për çdo pëllëmbë të territorit të vendit, aktualisht nuk është më. Shërbimi Pyjor, pa specialistë dhe i keqpaguar, është i instaluar në zyra”, shprehet Abdulla Diku, ekspert për pyjet.

Sipas të dhënave të përftuara nga satelitët e agjencisë hapësinore NASA, në harkun e viteve 2015-2020, në vend janë djegur gati 110 mijë hektarë me pyje.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos