Temperatura të larta gjatë gjithë javës

Nga A2 CNN
9 Gusht 2021, 16:23 | Aktualitet
Temperatura të larta gjatë gjithë javës

Java fillon e kthjellët dhe e nxehtë, pasi termometri maksimal mesditën e së hënës i afrohet 40°C.

Moti mbetet i nxehtë me luhatje të vogla të vlerave termike, duke ruajtur maksimumin rreth 40-41°C në qarqet Shkodër, Elbasan dhe Berat, ndërsa e mërkura pasdite sjell rrebeshe afatshkurta në veri të vendit, por momente të shkurtra me pika shiu sjell e enjtja në  momente të shkurtra në jug të territorit.

Era mbetet një element problematik gjatë javës, pasi mesdita e pasditja sjellin forcim të erës në tokë e det dhe për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim rreth 3 ballë, ndërsa stuhi ere afatshkurtra priten në brendësi të territorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos