Pas pothuajse tre orësh ballë për ballë në sallën e përshtatur në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage, takimi me dyer të mbyllura i Donald Trump me Vladimir Putin ka përfunduar.
Njoftimin për mbylljen e takimit e ka bërë zyrtarisht Kremlini, duke bërë me dije se në vijim, do të zhvillohet një konferencë për shtyp e dy Presidentëve.
Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin ishte më i gjatë se ai në Helsinki në vitin 2018, sipas agjencisë Bloomberg.
Sakaq, bëhet me dije se Donald Trump do të intervistohet nga prezantuesi i Fox News, Sean Hannity, menjëherë pas samitit të tij me Vladimir Putin në Alaska.
Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff u ulën pranë Trump, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi Yuri Ushakov ishin pranë Putinit gjatë këtij takimi. (A2 Televizion)