Donald Trump foli menjëherë pas Vladimir Putin në konferencën për media që patën pas takimit të tyre të parë pas gjashtë vitesh, në Alaskë.
Presidenti Amerikan pranoi se në takim “u ra dakord për shumë pika”, por shtoi se sot nuk do të arrihet një marrëveshje për luftën në Ukrainë.
“Sot kemi bërë përparim të rëndësishëm. Pata një bisedë të rëndësishme me Presidentin Putin. Kemi pasur takime të vështira në të kaluarën, i kemi kapërcyer ato dhe sot patëm një takim konstruktiv. Putini ka parë shumë në karrierën e tij. Kishte çështje për të cilat ramë dakord dhe të tjera për të cilat nuk ishim dakord. Do ta informoj Presidentin Zelensky për atë për të cilën ramë dakord. Do të bëj telefonata për të informuar mbi takimin. Ka disa gjëra për të cilat nuk ishim dakord. Nuk ka marrëveshje sot”, deklaroi Trump para se të shtrëngonte duart me Putinin. (A2 Televizion)