Trump dhe Putin “kokë më kokë” në Alaskë, reagon Zelensky dhe ka një kërkesë

Nga A2 CNN
15 Gusht 2025, 23:22 | Bota

Trump dhe Putin “kokë më kokë” në Alaskë,

Teksa në Alaska prej gati dy orësh, Donald Trump dhe Vladimir Putin janë ulur për të diskutuar “kokë më kokë” pas 6 vitesh nga hera e fundit që u takuan bashkë, nga Ukraina ka ardhur reagimi i parë.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Rusisë përmes një postimi në platformën ‘X’ që ti japë fund luftës “që e ka nisur vetë".

Udhëheqësi ukrainas thotë se takimi i dyshes Trump-Putin "është i nevojshëm", por përsërit se Kievi duhet të përfshihet gjithashtu në negociata për të siguruar që të merren "vendime efektive".

"Nevojiten garanci sigurie. Nevojitet paqe e qëndrueshme", shkruan Zelensky në X. "Të gjithë i dinë objektivat kryesore. Dua të falënderoj të gjithë ata që po ndihmojnë për të arritur rezultate reale."

Zelensky nuk u ftua të merrte pjesë në takimin e sotëm në Anchorage, por Presidenti amerikan ka kërkuar me insistim një samit të dytë, trepalësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos