Djegin mbeturinat pas shtëpisë, zjarri i del jashtë kontrollit

Nga A2 CNN
28 Korrik 2023, 21:52 | Kronikë
Djegin mbeturinat pas shtëpisë, zjarri i del jashtë kontrollit

Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në kodrat e fshatit Hajdaraj, në Lushnje. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte, ku rreziku ishte dhe te disa banesa pranë tyre. Terreni i vështirë bëri që mjeti zjarrfikës ta kishte të vështirë ndërhyrjen.

Për fikjen e zjarrit janë bashkuar banorë, forcat e policisë dhe punonjës bashkie. Pas disa orësh, u bë e mundur fikja e flakëve.

Për këtë zjarr Policia e Lushnjes shoqëroi dy të moshuar të cilët dyshohen se i vunë flakën mbeturinave pas shtëpisë, por nuk mundën ta mbanin zjarrin nën kontroll. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos