Do dalim për t’u larë, katër anëtarët e familjes Zogu humbën jetën në liqenin e Banjës në Gramsh, hapen dyert e mortit

Nga A2 CNN
22 Korrik 2023, 12:28 | Aktualitet

Katër anëtarë të një familje janë mbytur në Liqenin e Banjës në Gramsh. Arben Zogu 46 vjeç, dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti, si dhe kushëriri i tyre Melsi Zogu 20-vjeç ishin futur për t’u larë, por dyshohet se mbytën njëri-tjetrin në përpjekje për të dalë nga uji. Familja Zogu ka hapur dyert e mortit, ndërsa gjatë ditës së sotme është planifikuar përcjellja për në banesën e fundit të 4 viktimave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos