Do kalonin ilegalisht në kufi 12 afganë, 3 të arrestuar

Nga A2 CNN
13 Tetor 2019, 12:59 | Kronikë
Do kalonin ilegalisht në kufi 12 afganë, 3 të arrestuar

Policia vendore në Shkodër realizoi me sukses operacionin e koduar “Taksisti”, ku u parandalua një tentativë për të kaluar ilegalisht drejt kufirit të gjelbër 12 emigrantë klandestinë.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në kushtet e flagrancës 3 persona, të cilët akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Në prangat e policisë ranë shtetasit A. K. 54 vjeç, G. M. 43 vjeç dhe I. B. 53 vjeç.

Tre të arrestuarit u ndalua në fshatin Melgushë duke transportuar me 3 mjete taksi, 12 shtetas afganë, të cilët kishin si destinacion Malin e Zi dhe më pas vendet e BE. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos