Do shiste fëmijën 5 mijë euro, në pranga 27-vjeçari në Durrës, procedohet 25-vjeçarja

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2023, 11:42 | Kronikë
Do shiste fëmijën 5 mijë euro, në pranga 27-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 27-vjeçar, ndërsa ka proceduar një 25-vjeçare, pasi dyshohet se do të shisnin fëmijën e tyre.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 27 vjeç, banues në Durrës, si dhe referuan materialet në Prokurori, për shtetasen Xh. H., 25 vjeçe, për të cilën ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë”, njofton policia.

Një person i tretë i infiltruar kishte kontaktuar me çiftin dhe 27-vjeçari kishte rënë dakord për të shitur foshnjën që mbante në bark bashkëshortja shtatzënë.

“Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, mbetur në tentativë dhe vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos