
Policia e Lezhës njofton se ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili udhëtonte i armatosur në qytet.
Në kuadër të operacionit "Neutralizimi" u arrestua shtetasi L. Z. të cilit iu gjet një pistoletë gjatë kontrollit të ushtruar në makinë.
Gjatë ndalimit nga policia, ky shtetas ka tentuar të kundërshtojë efektivët që do e kontrollonin dhe madje u ka drejtuar atyre pistoletën me qëllim që të largohej dhe të shmangte arrestimin.
Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë ka bërë të mundur neutralizimin e menjëhershëm L. Z., i cili pas kryerjes së testit të alkoolit, ka rezultuar në gjendje të dehur.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me fishekë në fole, e gatshme për qitje, që mbahej pa leje nga ky shtetas. (A2 Televizion)