All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Do ta ftojë Ramën në podcast? Berisha: Të vijë kurdo që ta gjejë kurajon, por ai ka frikë nga vetja

Nga A2 CNN
10 Prill 2023, 13:19 | Politikë
Do ta ftojë Ramën në podcast? Berisha: Të vijë kurdo
All - Paragraf - 1

“Kundërshtari im politik është i ftuar kurdo që gjen forcë dhe kurajo.” Kjo ishte përgjigjja e Sali Berishës kur u pyet nga një prej ndjekësve të tij se kur ka në plan ta ftojë Edi Ramën në podcast-in e tij.

Megjithatë, në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Facebook të nisur mesditën e së hënës, Berisha shtoi se Rama nuk ka ku ta gjejë forcën për t’u përballur me të pasi është “peng i vjedhjeve të veta.”

All - Paragraf - 3

“Por mesa shoh unë, peng i vjedhjeve të tij të tmerrshme, i korrupsionit. Zotëri, vetëm tenderat e baxhanakut të Edi Ramës, një Fangu, Fangu, janë me dhjetëra në mos qindra deri tani. Pas Fangut, Olsi Rama, i vëllai i kryeministrit, qëndron mburoja e vjedhjes së 2.2 milionë euro, të qytetarëve europianë me të famshmet call center-a...”, tha ndër të tjera ish-kryeministri.

Berisha përsëriti edhe një herë se ftesa për podcast qëndron, por sipas tij, kryeministri nuk mund ta pranojë pasi “ka frikë nga vetja e tij.”

“Unë nuk mund t’ia shtoj guximin. Ato që thashë janë të vërteta dhe ai do të përgjigjet për to, pavarësisht nëse vjen apo nuk vjen në podcast me mua.”

All - Paragraf - 6

Kujtojmë se si Berisha ashtu edhe kryesocialisti kanë nisur në këtë prag fushate podcast-et e tyre. Në episodin e parë të publikuar Berisha flet për jetën e tij përtej politikës, ndërsa Rama kishte ftuar në bisedë shtatë kampionët e sportit, Luiza Gega, Briken Çalja, Erland Qerimaj, Alban Beqiri, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/08/rama-nis-podcast-in-e-pare-me-sportistet-elitare/
https://a2news.com/2023/04/04/rama-dhe-berisha-me-podcast-ekspertet-personalizim-i-fushates-shmanget-kontrolli-mbi-permbajtjen/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos