Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos sot për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit

Nga A2 CNN
10 Prill 2023, 10:30 | Politikë
Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos sot për renditjen e kandidatëve

Kur na ndajnë dhe pak ditë nga nisja zyrtarisht e fushatës elektorale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë sot renditjen e kandidatëve në fletën e votimit.

Në mbledhjen që do të zhvillohet në orën 12:00, KQZ-ja do të hedhë shortin për renditjen e emrave që garojnë në bashkitë Tiranë, Kamëz, Lushnjë, Durrës, Elbasan, Berat, Fier, Vlorë, Korcë, Lezhë dhe Shkodër.

Pas hedhjes së shortit, kandidatët përveç logos së partisë apo koalicionit, do të kërkojnë vota dhe me numrin rendor që do të renditen në fletën e votimit për zgjedhjen e datës 14 maj 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos