“Do të blej edhe Coca-Cola që t’i fus prapë kokainë”

Nga A2 CNN
28 Prill 2022, 13:15 | Lifestyle
“Do të blej edhe Coca-Cola që t’i fus prapë

Elon Musk ka thënë me shaka se dëshiron që pas Twitter, të blejë edhe Coca-Cola, në mënyrë që në recetën e saj të kthejë edhe kokainën.

“E radhës është blerja e Coca-Cola, që t’i fus prapë kokainë brenda”, shkroi në rrjetin social themeluesi i Tesla dhe SpaceX.

https://a2news.com/2022/04/25/twitter-pranon-oferten-disa-miliardeshe-nga-elon-musk/

Receta e hershme e Coca-Cola përfshinte edhe gjethe të bimës coca, nga prodhohet kokaina. Mendohet se pija origjinale përmbante 3,5 miligramë kokainë.

Më pas, Musk shtoi: “Do ta mbysim fare Red Bullin”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos