Do të kushtojë 8 mln euro, shtyhet edhe një vit markimi që rrit me 10 lekë çmimin e naftës

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 14:37 | Ekonomi

Koncesioni i markimit me kosto 10 lekë për çdo litër naftë, i cili ka për detyrë të luftojë kontrabandën e karburanteve do të vijojë edhe për një vit. Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi i qeverisë, i cili zgjat në 11 nga 10 vite që ishte kontratën që përfundonte që në 10 gusht.

Këshilli i Ministrave nuk jep argumente për zgjatjen e koncesionit i cili pritet të kushtojë deri në 8 milionë euro, por thotë se kërkesa ka ardhur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Më herët Shoqata e Hidrokarbureve e cila përfaqëson importuesit dhe rreth 1 mijë e 200 pikat e karburanteve në vend kishte kërkuar ndërprerjen e koncesionin me argumentin se nuk ka qenë i efektshëm në parandalimin e evazionit.

Këto pretendime në fakt mbështeten edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e cilat konfirmon se në harkun e 6 viteve janë kapur vetëm 300 litra naftë dhe 9 mijë e 104 litra benzinë kontrabandë.

Të dhënat tregojnë ndërkohë se për këtë kontratë koncensionare janë paguar për 9 vite rreth 30 mln euro nga kompanitë në tregun e karburanteve për t’u shkarkuar më pas te konsumatori.

Markimi, i cili konsiston në hedhjen e një pigmenti identifikues të karburantit të importuar para se ai të hidhet në treg, me synimin e identifikimit në pikat fundore të tregtimit se sa prej naftës së tregtuar është e përzierë me karburant të pa-zhdoganuar u dha si koncesion në kohën që vendi qeverisej nga Partia Demokratike.

Bashkë akcizën, karbonin, qarkullimin apo skanimin, shpenzimet për markimin bëjnë që çdo litër naftë të jetë i përbërë nga rreth 190 lekë taksa dhe tarifa. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/03/shtrenjtohen-karburantet-nafta-rritet-ne-185-leke-per-liter-benzina-po-shitet-per-188-leke-per-liter/
https://a2news.com/video/si-ka-ndikuar-shkrirja-e-bordit-ne-cmimin-e-karburanteve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos