Euro vijon rënien! Valuta europiane po këmbehet për 103.21 lekë

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 15:00 | Ekonomi
Euro vijon rënien! Valuta europiane po këmbehet për 103.21

Euro po i afrohet nivelit më të ulët të arritur në fund të muajit të shkuar.

Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet për vetëm 103.41 lekë, duke humbur 0.41 pikë në harkun e 24 orëve.

Në shitje euro po këmbehet për 103.74 lekë, ndërsa po blihet për 102.69 lekë. Kursi ka pësuar rënie me afërsisht 1.2 lekë që nga e enjtja e kaluar, kur u shënua rritja e fundit domethënëse, pas sinjaleve të dhëna nga Banka e Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos