“Importuesit po rrisin marzhet e fitimit”, euro bie, por çmimet e ushqimeve nga jashtë po shtrenjtohen

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 15:08 | Ekonomi
“Importuesit po rrisin marzhet e fitimit”, euro bie, por

Zhvlerësimi i euros nuk po përkthehet në rënie të çmimeve të mallrave të importit... përkundrazi. Në një kohë që krahasuar me fillimvitin, euro është zhvlerësuar me gati 9 për qind, çmimet e  produkteve të importit, kryesisht ushqimet... janë shtrenjtuar mesatarisht me 6 për qind.

“Duket sikur importuesit janë fokusuar te fitimi i momentit pa reflektuar luhatjet e kursit të këmbimit. Marzhet e tyre të fitimit janë rritur, ndërsa nuk përjashtohen edhe rastet e spekulimit nga ana e tyre”, tha Edison Zaçaj, pedagog ekonomie.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në harkun e muajve janar-qershor janë blerë nga jashtë mallra në vlerën e 671 mijë euro. Kompanitë shqiptare importuese kanë shpenzuar kështu vetëm 69.3 miliardë lekë nga mbi 78 miliardë lekë që do të duhej të nxirrnin nga buxhetet e tyre një vit më parë.

“Do të duhet ndërhyrje nga qeveria. Edhe pse Bordi i Karburanteve nuk është shembulli më i mirë për t’u marrë, gjithsesi shërbeu si mjet kontrolli për të frenuar disi abuzimet. Kështu duhet vepruar edhe me importuesit”, shtoi Zaçaj.

Veç faktit që çmimet e importit nuk po ulen pavarësisht rënies së euros, shqiptarët po paguajnë më shumë edhe për ushqimet që konsumojnë pas prodhimi vendas po ikën thuajse i gjithi për eksport. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/09/euro-vijon-renien-valuta-europiane-po-kembehet-per-103-21-bie-me-tej-dollari/
https://a2news.com/2023/08/08/cmime-te-larta-edhe-ne-vijim-shqiptaret-paguajne-kostot-e-eksportit-te-prodhimit-vendas/

A2 CNN Livestream

Latest Videos