
Deklaratat e Evi Kokalarit kundër presidentit amerikan Joe Biden, gjatë Kongresit të PD-së rrezikojnë të përkeqësojnë serish marrëdhëniet midis PD-së dhe Uashingtonit. Por Aldo Bumçi, i ftuar në ”Debat” e mendon ndryshe.
Sipas tij “deklarata e zonjës Kokalari nuk përfaqëson qëndrimin e Partisë Demokratike”. Për Lutfi Dervishin, kjo nuk përben gjithsesi një risi, edhe në SHBA.
“Ka mbajtur qëndrimin e saj, në SHBA lufta politike është e njëjtë si në Shqipëri dhe ajo përfaqëson krahun konservator. Por ne jemi një vend i vogël me halle të mëdha, dhe nuk na shkon të merremi me demokracinë amerikane”, thotë Dervishi në emision, duke shtuar se “marrëdhëniet janë midis shteteve, jo partive politike”.
Por a do të afektojë zgjedhja e Berishës në marrëdhënien me SHBA? Sipas Bumçit, “unë kam besim që SHBA si vend demokratik do të respektojë vendimin e qytetareve të një vendi pro-amerikan dhe anëtar i NATO-s. (A2 Televizion)