Babai i një djali 3-vjeçarë të vrarë ka sulmuar autorin e krimit në një sallë gjyqi në Ohajo. Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë në gjykatë tregojnë Antonio Hughes teksa shkëputet nga vendet e fundit të sallës dhe godet me grushte Desean Brown, 22 vjeç,
Brown akuzohet se qëlloi për vdekje me thikë Nyteisha Lattimore, 29 vjeç, në dhjetor të vitit 2020, ndërsa më pas vrau djalin e tyre Nylo, tre vjeç dhe trupin e pajetë e hodhi në lumë. Ai mund të dënohet me vdekje nëse do të shpallet fajtor.
Katër policë reaguan menjëherë dhe neutralizuan Antonio Hughes, ndaj të cilit nuk është ngritur asnjë akuzë deri tani. (A2 Televizion)