Klasikja e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia në “Selman Stërmasi”

Nga A2 CNN
1 Shtator 2022, 11:52 | Futboll
Klasikja e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia në “Selman

Këtë të premte, luhet klasikja e futbollit shqiptar: Tirana- Vllaznia. Dy skuadra me ambicie maksimale do të masin forcat në stadiumin “Selman Stërmasi”, me objektivin e vetëm për të fituar.

Kryeqytetasit kërkojnë të mbrojnë titullin kampion, edhe pse rruga për ta siguruar këtë do të jetë e gjatë dhe e vështirë.

Nga ana tjetër, Vllaznia vjen me shumë probleme fizike. Deri më tani, mungesa e sigurt për kuqeblutë është Liridon Latifi, ndërsa në dyshim janë Ardit Hoxhaj dhe Esin Hakaj.

Megjithatë, lojtarët e dinë se kur bëhet fjalë për derbin e Shqipërisë, çdokush që do të luajë, do të japë maksimumin.

Tirana-Vllaznia do të luhet të premten, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 16:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos