Dogana e Kakavijës, karantina 14-ditore frenon hyrje-daljet

Nga A2 CNN
28 Prill 2021, 14:15 | Aktualitet
Dogana e Kakavijës, karantina 14-ditore frenon hyrje-daljet

Masa shtrënguese e karantinës 14-ditore për emigrantët që hyjnë drejt pikave kufitare me Greqinë, ka ulur ndjeshëm numrin e mbërritjes së tyre në Shqipëri.

Gjithashtu edhe pala greke, kur pranon hyrjet nga Shqipëria, lëshon një dokument që detyron zbatimin e karantinës.

Teksa ushtarët grekë vazhdojnë të instruktohen nga eprorët, në palën shqiptare, oficerët e policisë dhe struktura e FRONTEX vijojnë punën rutinë.

Ditët e fundit drejt Greqisë kanë udhëtuar rreth 200 persona, me një mesatare prej 20-30 njerëzish në ditë. Pavarësisht kufizimeve, aktiviteti tregtar nuk është ndërprerë për asnjë moment, as në kulmin e pandemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos