Dogji foton e udhëheqësit, dënohet me vdekje shtatzëna

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 07:48 | Bota
Dogji foton e udhëheqësit, dënohet me vdekje shtatzëna

Autoritetet në Iran raportohet të kenë dënuar me vdekje një grua shtatzënë me origjinë kurde, e cila dyshohet se i vuri flakën një fotografie të themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Ruhollah Khomeini.

Lajmi u njoftua nga agjencia "Al Arabiya", sipas së cilës gruaja do të ekzekutohet menjëherë.

Nga ana e tij, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut bëri thirrje për veprim urgjent për të kundërshtuar vendimin.

Irani prej muajsh është përfshirë nga protestat, pas vrasjes së një të reje nga e ashtuquajtura policia e moralit, pasi nuk kishte vendosur si duhet shaminë në kokë.

Qindra persona janë vrarë në këto manifestime, ndërkohë që mijëra të tjerë janë arrestuar dhe dënuar me burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos