“Doing Business”, Shqipëria humbet 19 vende, ekspertët: Mungojnë reformat

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 19:43 | Ekonomi

Raporti i “Doing Business” vlerësohet si një sinjal alarmi nga ekspertët. Sipas ish-drejtorit të Agjencisë për Nxitjen e Investimeve të Huaja, Gent Beqiri, ndryshimet e herëpashershme fiskale përkeqësojnë klimën e biznesit. 

Sipas Beqirit, “është një alarm, i madh apo i vogël janë të tjerë që duhet ta thonë. Por në radhë të parë duhet të korrigjohet gabimi i madh i bërë me bashkimin e Ministrisë së Ekonomisë me atë të Financës”, duke shtuar se “ duhet të ketë një shtrëngim në aspektin e monopoleve dhe në mbrojtjen e investimeve të huaja”.

Gent Beqiri

Por ministrja e Financave dhe  Ekonomisë, Anila Denaj, ka dhënë një tjetër shpjegim për raportin, i cili zbriti Shqipërinë me 19 vende në renditje krahasuar me një vit më parë.

https://a2news.com/2019/10/24/raporti-i-doing-business-shqiperia-humbet-19-pozicione-nga-viti-i-kaluar/

 “Ndryshimi i metodologjisë sigurisht krijon ndryshim në renditje. Nuk mund të themi që nuk ka progres, nuk mund të themi që nuk është bërë asnjë reformë. Reformat janë proces”, deklaroi ministrja Denaj.  

Ministrja Anila Denaj

Mungesa e reformave konsiderohet nga ekspertët si një nga arsyet kryesore që pengon klimën e të bërit biznes në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos