Doktoresha që zbuloi Omicronin shpjegon simptomat e variantit të ri

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2021, 14:12 | Bota
Doktoresha që zbuloi Omicronin shpjegon simptomat e variantit të ri

Omicron, varianti i ri i koronavirusit që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka cilësuar si “shqetësues”, është shpjeguar nga Angelique Coetzee, kreu i Shoqatës së Mjekëve të Afrikës së Jugut dhe doktoresha që njoftoi autoritetet për këtë variant të ri.

https://a2news.com/2021/11/27/frike-per-variantin-e-ri-omicron-bota-ndalon-udhetimet-nga-afrika-obsh-variant-shqetesues/

Sipas saj, Omicron shfaq simptoma “jo të zakonshme, por të lehta”. Coetzee sqaroi se pacientët e saj me këtë variant ndjejnë lodhje ekstreme, por asnjëri prej tyre nuk ka humbur nuhatjen apo shijen.

https://a2news.com/2021/11/28/publikohet-imazhi-i-pare-i-omicron-cfare-duhet-te-dini-per-variantin-e-ri-te-covid-19/

“Simptomat janë ndryshe nga ato me të cilat jemi mësuar deri tani, por edhe më të lehta nga ato që kemi trajtuar. Po e kalojnë lehtë sëmundjen dhe simptomat më të zakonshme janë dhimbjet e trupit dhe lodhja”, u shpreh Coetzee për “The Telegraph”.

“Mund të kenë edhe pak kollë, por asgjë më shumë”, shtoi doktoresha afrikano-jugore.

Ajo shtoi se më të kërcënuar nga varianti i ri Omicron janë meshkujt dhe personat e pavaksinuar.

“Ajo që na shqetëson për momentin janë vetëm të rriturit e pavaksinuar. Nëse nuk vaksinohen, variantin e ri mund ta kalojnë në formë të rëndë”, theksoi Coetzee. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos