Dokumenti, ja “asi nën mëngë” që kanë prokurorët për çështjen “Tahiri”

Nga A2 CNN
8 Mars 2019, 15:46 | Kronikë
Dokumenti, ja “asi nën mëngë” që kanë

“Do i parashtrojmë gjykatës materialin që s’ka asnjë bazë ku mbështetet kërkesa e akuzës për dërgimin e çështjes në gjyq. Është absurd pretendimi që Prokuroria ka “asa nën mëngë” ndaj Tahirit. Në gjyq, prokurorët kanë çuar vetëm provat e prokurorisë së Katanias”, shprehet Maks Haxhia, avokat i Saimir Tahirit.

Dokumenti zyrtar që grupi i prokurorëve të çështjes i ka dorëzuar palës së akuzuar është siguruar nga A2 CNN. Ish-ministri është vënë nën akuzë për “trafik narkotikësh” dhe ”bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Në këtë material janë shpjeguar fakte dhe rrethana që çuan Prokurorinë në ngritjen e akuzave. Një prej fakteve shumë pak të komentuar në media, është ai që lidhet me informacionet që çuan prokurorët nga grupi Habilajve te ministri i Brendshëm.

Gjatë muajve prill-maj, 2016 rezulton se ish-drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës, sektorit të Antitrafiqeve dhe Policisë Kufitare Dhërmi, kishin siguruar sipërfaqe toke, pyll, kullota në pronësi shtet dhe provat, në territorin e zonës administrative Vlorë, me qëllim kultivimin e kanabisit.

Gjatë kontrolleve në fshatrat Vezhdenisht dhe Treblove janë konstatuar një numër i madh parcelash të mbjella me nga 4500-5000 rrënjë secila.

Lidhja mes grupit dhe policisë lokale është provuar nga përgjimet telefonike. Raportet e monitorimit nga “Guardia di Finanza” në hapësirën ajrore shqiptare rezulton se numrin më të madh të tyre e kanë në Qarkun Vlorë.

Nga transkriptimet e përgjimeve mes anëtarëve të grupit Habilaj, të kryera nga autoritet italiane rezulton se gjatë aktivitetit ata kishin mbështetjen e ish-ministrit të Brendshëm, i cili ju garantonte lehtësira gjatë transportit, nëpërmjet vartësve.

Në dosje është edhe dëshmia e një shtetasi italian, i cili ngre dyshimet se paratë që përfitoheshin nga një njeri me pushtet në Shqipëri përdoreshin për fushatë elektorale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos