Amanda Bynes, aktorja e cila u bë e famshme në vitet ‘90 dhe 2000, është shtruar në një spital psikiatrik pasi ka ecur e zhveshur nëpër rrugët e Los Anxhelosit.
Siç raporton TMZ, 36-vjeçarja u pa duke ecur e zhveshur pranë qendrës së qytetit, të dielën në mëngjes. Aktorja u shoqërua në polici, ku një ekip i shëndetit mendor konsideroi se ishte e nevojshme që ajo të shtrohej në një institucion psikiatrik.
Nuk është hera e parë që Amanda Bynes bëhet lajm për problemet e saj të shëndetit mendor dhe abuzimet me drogën. Në të kaluarën, prindërit e saj vendosën që të fitonin në gjyq kujdestarinë për të, duke konsideruar se nuk ishte në gjendje të menaxhonte jetën e saj. (A2 Televizion)














