Arsyeja pse Shakira vendosi (sërish) shtrigën në ballkon

Nga A2 CNN
19 Mars 2023, 11:21 | Showbiz

Pas suksesit të madh të këngës së saj më të re, Shakira vijon “luftën” ndaj ish-partnerit të saj, Gerard Pique, por jo vetëm.

Këngëtarja e famshme ka pasur mesazhe të forta edhe për ish-vjehrrën e saj. Në vilën ku banon, Shakira vendosi në ballkon një shtrigë që shikonte drejt shtëpisë së nënës së Pique, Monserrat Bernabéu, me të cilën është ende fqinjë.

Menjëherë nisën spekulimet mbi arsyet e mundshme që çuan kolumbianen të vendoste kukullën e frikshme në ballkon. Fillimisht u tha se ishte për festën e Halloween-it, por pasi u hoq dhe u vendos përsëri, doli një teori tjetër mbi shtrigën.

Mendohet se shtriga është hakmarrja e Shakirës për ish-vjehrrën e saj dhe për Clara Chia (partnerja e re e Pique), të cilat mes tyre e quanin “shtrigë” Shakirën.

Por, si e mori vesh Shakira këtë nofkë që i ishte vendosur? Nga dy fëmijët e saj, Milan dhe Sasha, të cilët e kishin dëgjuar nofkën kur rrinin te shtëpia e gjyshërve.

Për këtë arsye, Shakira mendoi se hakmarrja më e mirë ishte të vendoste një shtrigë në ballkon, që sheh gjithë kohën nga banesa e ish-vjehrrës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/10/nje-ujkonje-si-une-seshte-per-tipa-si-ty-shakira-thumbon-pique-ne-nga-qielli/
https://a2news.com/2023/01/21/e-verteta-universale-qe-po-na-servir-sherri-shakira-pique/

A2 CNN Livestream

Latest Videos