
Sikurse e kishte paralajmëruar disa kohë më parë, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, do të hapë rrjetin e tij social të quajtur “Truth Social”.
Sikurse vet ai e deklaroi, ky rrjet do të konkurrojë rrjetet e tjera si Facebook apo Twitter.
“Jetojmë në një realitet ku talebanët janë gjerësisht të pranishëm në Twitter dhe presidentit amerikan i mbyllet goja”, tha Trump. “Jam i emocionuar që do ju shpërndaj të vërtetën nëpërmjet rrjetit Truth”, shtoi ai.
Facebook Inc i pezulloi llogaritë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në Facebook dhe Instagram për dy vjet. Ai u ndalua për një kohë të pacaktuar nga të dy rrjetet sociale në janar pas postimeve që bëri në trazirat e Kapitolit të SHBA-së. (A2 Televizion)