
Një ditë para skadimit të afatit të aplikimeve për Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion, drejtuesja e krimeve të rënda Donika Prela dorëzon formularin për konkurrim. Prela kaloi vetting-un në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por nuk dihet nëse komisioneri publik do ta delegojë për rihetim dosjen e saj në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.
Prela drejton prej një viti Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Të enjten është afati i fundit i aplikimeve për t’u bërë pjesë e SPAK, ku deri tani kanë aplikuar 21 prokurorë. Struktura e Posaçme Anti Korrupsion do ketë në trupën e saj 15 anëtarë. (A2 Televizion)