
Edhe pse Shqipëria është një vend me shume diell, vitet e fundit po rritet numri i fëmijëve që vuajnë nga rakitizmi. Nuk ka shifra të sakta të sëmundshmërisë, por mjekët konstatojnë së mungesa e vitaminës D dhe kequshqyerja po shkaktojnë probleme serioze veçanërisht te të miturit. Shenjat e para të rakitit nisin me mungesë përqendrimi, nervozizëm dhe vijojnë me deformim të kockave.
Pacientet më të shpeshtë janë fëmijët e zonave rurale. Ortopedi Dritan Todhe këshillon prindërit të mos shmangin kontrollin e mjekut. Nëse nuk trajtohet në kohë deformimi nga rakitizimi është i pakorrigjueshëm.
Për të marrë mjaftueshme vitaminën D, mjekët këshillojnë ekspozimin për rreth 15-20 minuta në diell, një ushqyerje të mirë, ndërsa në dimër marrjen e tabletave me vitaminën D. Sipas mjekëve, kjo vitaminë ndihmon jo vetëm në shëndetin e kockave, por lufton sëmundjet e zemrës, diabetin, sklerozën dhe një sërë sëmundjesh të tjera. (A2 Televizion)