
Milan barazoi 1-1 ndaj Udinese në San Siro, në një ndeshje që e pa të humbur deri në minutën e 95.
Një gabim i portierit Donnarumma i dha avantazhin friulanëve në pjesën e dytë. Një goditje e lehtë me kokë e Becaos nuk u kontrollua dot nga portieri kuqezi, ndërkohë që ekipi i Piolit vuajti shumë mungesat e Ibrahimovic dhe Calhanoglu.
Vetëm në sekondat e fundit të minutës së pestë shtesë, Stryger shkaktoi një 11-metërsh të pakuptimtë, duke i dhënë mundësinë mesfushorit Kessie që të barazonte shifrat.
Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Napoli barazoi 3-3 në transfertë ndaj Sassuolos, Atalanta shkatërroi 5-1 Crotonen, ndërsa Roma fitoi 2-1 në Firence. (A2 Televizion)