Donte të takonte Papën, turisti amerikan thyen skulpturat në Vatikan

Nga A2 CNN
5 Tetor 2022, 18:09 | Bota
Donte të takonte Papën, turisti amerikan thyen skulpturat në

Policia e Romës ndaloi një 50-vjeçar amerikan me origjinë egjiptiane, i cili hodhi në tokë dhe dëmtoi dy skulptura brenda Muzeut të Vatikanit. Bëhet fjalë për dy buste antike të vendosura në dy rafte brenda Galerisë Chiaramonti. Turisti është dërguar në polici për t'u marrë në pyetje.

Dy bustet u dërguan në laboratorët e Vatikanit për t'iu nënshtruar restaurimit.

https://www.instagram.com/p/CjVKifiDiTS/?utm_source=ig_web_copy_link

Mediat italiane raportojnë se turisti, dukshëm i shqetësuar, tha se donte të fliste me Papën. Pasi u përpoq të arratisej, ai u bllokua nga xhandarmëria e Vatikanit, ndërsa Inspektorati i Vatikanit ndërhyri më vonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos