Dorëheqja e Bashës, ambasada amerikane: Vendimi meriton respekt, shenjë e udhëheqësisë së vërtetë

Nga A2 CNN
21 Mars 2022, 19:29 | Politikë
Dorëheqja e Bashës, ambasada amerikane: Vendimi meriton respekt,

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. “Vendimi i marrë nga Lulzim Basha sot për t’u dorëhequr si Kryetar i Partisë Demokratike meriton respekt. Vënia e interesave të partisë dhe të vendit mbi ato personale është shenjë e udhëheqësisë së vërtetë”, thuhet në reagim.

“Shpresojmë që vendimi do të përcaktojë rrugën që Partia Demokratike të ecë përpara drejt së ardhmes; do të forcojë marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara; do të përforcojë mbështetjen për reformat dhe përpjekjet e tjera për qëllimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian; dhe do të ritheksojë parimet dhe idealet demokratike mbi të cilat u themelua. Një opozitë e fortë që mund të jetë e gatshme për të udhëhequr është thelbësore për demokracinë. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe përkushtimi për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë mbeten të pandryshuara”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/21/lulzim-basha-jep-doreheqjen-nga-posti-i-kryetarit-te-partise-demokratike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos