Pas dorëheqjes së Bashës, kush do ta drejtojë PD-në?

Nga A2 CNN
21 Mars 2022, 19:24 | Politikë
Pas dorëheqjes së Bashës, kush do ta drejtojë PD-në?

Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, lind pyetja se kush do ta drejtojë Partinë Demokratike.

Statuti i kësaj partie e ka të përcaktuar këtë gjë në nenin 46, pika 4, ku theksohet se është Sekretari i Përgjithshëm ai që thërret mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe ky këshill zgjedh një nga nënkryetarët e partisë për ta komanduar si kryetar, deri në një moment kur do të ketë zgjedhje brenda partisë.

Por, në pikën 4 të draft-deklaratës së grupit parlamentar të PD-së, të lexuar sot nga Enkelejd Alibeaj, thuhet se duhet të “përgatiten kushtet e nevojshme për zgjedhje menjëherë për kryetar pas zgjedhjeve lokale”.

Pra, zgjedhjet për kryetar në PD do të jenë pas zgjedhjeve lokale të vitit 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos