Patozi: Është herët për t'u gëzuar nga ikja e Bashës

Nga A2 CNN
21 Mars 2022, 19:28 | Politikë
Patozi: Është herët për t'u gëzuar nga ikja e

Astrit Patozi reagoi me një postim në Facebook për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga detyra e tij si kryetar i Partisë Demokratike.

Patozi thekson se është shumë herët që këtë dorëheqje ta shohim “si një çlirim të madh për fatin e mëtejshëm të Partisë Demokratike”.

“Dorëheqja e Lulzim Bashës ishte e pritshme, madje tmerrësisht e vonuar. Dhe si çdo gjë në këtë botë që zvarritet gjatë, nuk është e thënë patjetër që të bëjë mirë edhe kur më në fund litari këputet. Ndaj, është shumë herët për ta parë atë si një çlirim të madh për fatin e mëtejshëm të Partisë Demokratike. Mendoj se ajo i ka shtuar edhe më shumë pikëpyetjet për perspektivën e saj politike, pasi ka lënë prapa një fushë të minuar. Tani varet shumë se si do ta lexojnë protagonistët e tjerë ikjen jo aq të padjallëzuar të kryetarit tashmë të larguar nga zyra e selisë së PD”, shkruan Patozi në rrjetin social. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos