Dorëhiqet drejtuesja e Kadastrës së Durrësit Rajmonda Dashi

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2021, 20:59 | Aktualitet
Dorëhiqet drejtuesja e Kadastrës së Durrësit Rajmonda Dashi

Drejtuesja e Kadastrës se Durrësit Rajmonda Dashi ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi. Në motivin e dorëheqjes ajo argumenton arsyet personale.

Përkohësisht drejtuese e kadastrës së qytetit bregdetar do të jetë zv.drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Risena Xhaja.

Xhaja do të mbajë postin deri në kryerjen e procedurave të konkurrimit për postin e drejtuesit të Kadastrës në Durrës dhe gjetjen e një drejtuesi tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos