
Bizneset kanë afat deri më 30 shtator për të dorëzuar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit pasqyrat financiare për vitin 2018. QKB njofton se afati u shty me dy muaj, nga 31 korrik më 30 shtator, për shkak të mbingarkesës së madhe të aplikimeve.
Sipas këtij institucioni, një pjesë e bizneseve nuk kanë arritur dot të plotësojnë dhe të dërgojnë dokumentet përkatëse brenda afateve të përcaktuara në ligj dhe për arsye data e dorëzimit të pasqyrave financiare u shty për në 30 shtator.
Ndërkaq, njoftohet se subjektet që nuk kanë aplikuar deri më sot, nuk do të gjobiten dhe regjistrimi online përmes portalit e-Albania dhe dorëzimi i tyre pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit do të vijojë normalisht deri në afatin e ri. (A2 Televizion)