Katër shqiptarë u arrestuan në Greqi, pasi akuzohen se kanë dërguar atje një gomone me 1,2 ton kanabis.
Në 8 tetor, policia kufitare në Githios kishte pikasur një gomone me tre persona ekuipazh që po lëvizte me shpejtësi të madhe në zonën detare.
Pas tentativës së ndalimit, drejtuesi shtoi shpejtësinë, ndërsa në mbrëmje mjeti lundrues u zbulua afër një plazhi, në një zonë shkëmbore. U sekuestruan 20 çanta me rreth 1,2 ton marijuanë. Vlera e drogës përllogaritet në 6 milionë e 750 mijë euro, ndërsa në datën 11 tetor është arrestuar një nga 3 skafistët, që ishte fshehur në një magazinë farmaceutike.
Po atë ditë, u kap edhe një shtetas tjetër shqiptar, që ishte nisur nga Athina për të marrë skafistin. Ndërsa, më 13 tetor u arrestuan dy shtetas të tjerë shqiptarë në një rrugë rurale në Lakonia. (A2 Televizion)