"Dorëzohet" Boris Johnson, kryeministri britanik pranon të japë dorëheqjen

Nga A2 CNN
7 Korrik 2022, 10:35 | Bota
"Dorëzohet" Boris Johnson, kryeministri britanik pranon të

Boris Johnson u dorëzua. Kryeministri britanik ka pranuar të japë dorëheqjen, pasi vetë pala konservatore e partisë së tij i doli kundër në javët e kaluara.

Opozita e brendshme ndaj Johnson erdhi pas zemërimit për skandalin e festave në pandemi dhe pas neglizhencës ndaj akuzave kundër ish-shefit të grupit parlamentar, Chris Pincher, për sjellje të pahijshme.

https://a2news.com/2022/07/06/vijon-vala-e-doreheqjeve-ne-ekzekutiv-britanik-por-johnson-nuk-dorezohet/

Kulmi i krizës së ekzekutivit britanik dhe sinjali se fati i kryeministrit ishte i shënuar, erdhi dy ditë më parë kur Rishi Sunak, ministër i Financave dhe Sajid Javid, sekretar për Shëndetësinë dhe kujdesin social dhanë dorëheqjen brenda pak minutave mbrëmjen e së martës, me pretendimin se kishin humbur besimin te Johnson, ndërkohë që të njëjtin shembull ndoqën edhe anëtarët e tjerë më të rinj të qeverisë.

Sipas burimeve, Johnson ka tentuar të zëvendësojë ministrat e dorëhequr, por asnjë brenda partisë nuk ka pranuar të sakrifikohej për një lider që tashmë shihet si i “shkurorëzuar”.

Johnson pritet të dalë nga momenti në moment nga zyra ikonike e Downing Street, për të zyrtarizuar vendimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos